Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Khan, i cili të martën u ndalua nga policia franceze dhe qëndroi në rajon të paktën dy ditë për akuza në lidhje me një rrjet prostitucioni në hotele luksoze në Lilë të Francës, u lirua dje. Gjykata kërkoi që Shtraus Kahn të paraqitej sërish në sallë më 28 mars, kur t’i komunikohet zyrtarisht hapja e hetimit ndaj tij. Kahn, i cili ka qëndruar për disa javë në një nga burgjet më famëkeqe të Nju Jorkut, pasi u akuzua se ka dhunuar seksualisht një punonjëseje të hotelit, ishte një nga sfiduesit kryesorë të Presidentit Nikolas Sarkozi për Presidencën e Francës. Më 15 mars, Khan do të dalë para Gjykatës së Nju Jorkut, për seancën e parë dëgjimore kundër tij.











