TIRANE- Ministria e Drejtesise ka firmosur sot nje memorandum bashkepunimi me Inspektoriatin e Lartë te Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, mes te cilit ky i fundit do te kete mundesi te marre të dhënat online në funksion të hetimet të pasurive të zyrtarëve të lartë.
“Nga sot ky memorandum do të ketë një impakt të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit pasi ILDKP-ja do të ketë mundësinë në një kohë të shkurtër të hetojë pasuritë e zyrtarëvr të lartë” tha ministri Halimi.
Sipas tij, me anen e ketij memorandumi ILDKP-se i jepen insturmentat ligjorë per te qene i shpejtë dhe efikas në hetimet e pasurive të zyrtarëve të lartë.
© Panorama.al











