Hetim pasurisë: Robert Çeku deklaron 200 mijë euro borxh

Jul 6, 2012 | 12:00

Ish-kreu i KLSH, Robert Çeku

Ish-kreu i KLSH deklaron borxh individual pa interes. Do e shlyejë deri në moshën 86-vjeçare. ILKD nis hetimin.

Merr hua pa interes, do t’i shlyejë nga 2016 për 25 vjet.

Ka mbajtur për shtatë vjet postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por kjo nuk i ka mjaftuar që të jetë një nga borxhlinjtë më të mëdhenj në vend.
Fjala është për ish-kreun e KLSH-së, ish-deputet i Partisë Republikane në zgjedhjet e vitit 2001, Robert Çeku. Deri në fund të vitit të kaluar ai mbajti postin e kreut të KLSH-së. Me lënien e postit ai bëri edhe deklarimin e fundit pranë ILDKP-së për të ardhurat për ata muaj të vitit 2011. Por, në këtë deklarim duket se ka ndodhur edhe çudia, kur Robert Çeku ka pasur nevojë për një borxh prej 27 milionë lekësh (në deklarimin e pasurisë kjo shumë është shënuar 200 mijë euro). Gazeta “Panorama” publikon sot faksimilen e deklarimit të pasurisë së Çekut, në faqen 5 të së cilës thuhet tekstualisht: “Shih kontratën e huas datë 18.04.2011, bashkëngjitur kësaj deklarate. Sipas nenit 2 (afatet), detyrimet e mia fillojnë pas datës 18.04.2016, pra pas 5 (pesë) viteve”. Jo pa qëllim, deklaruesi Robert Çeku nuk e ka shënuar shumën e marrë borxh në deklaratën e pasurisë, për të shmangur publikimin e saj në media. Burime të gazetës bëjnë të ditur gjithashtu se borxhi i marrë nga ish-kreu i KLSH-së nuk bart interes dhe është për 25 vjet. Nga një kërkim i lehtë në internet mëson se Robert Kiço Çeku ka lindur më 5 qershor 1955. Ditën kur ka marrë borxhin prej 27 milionë lekësh ai ka qenë diçka më pak se 56 vjeç. Sot atij i ka kaluar një vit nga afati që i ka lënë huadhënësi për të nisur shlyerjen e borxhit dhe i kanë mbetur edhe 4 vjet, kur ai do të jetë 61 vjeç. Me termat e gjendur në aktin noterial të depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Robert Çeku do të duhet që deri në vitin 2041, kur ai të jetë as më shumë e as më pak se 86 vjeç ta ketë shlyer shumën prej 27 milionë lekësh. Çdo njeri mund ta bëjë vetë gjykimin mbi bazën e këtyre të dhënave, shumës së marrë borxh, faktit që borxhi është pa interes dhe mbi të gjitha, moshës kur do të jetë Robert Çeku kur të shlyejë të gjithë borxhin e marrë.

Borxhi 200 mijë euro, ILDKP nis hetimin
Inspektorati vihet në lëvizje pas deklarimit të Çekut

Pas deklarimit të pasurisë së ish-kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku, për vitin 2011 dhe konstatimit të një shifre tepër të lartë të marrë borxh, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive është vënë në lëvizje për të verifikuar këtë transaksion të dyshimtë. Robert Çeku, sipas deklarimit të të ardhurave për vitin 2011 pranë ILDKP-së, rezulton të ketë marrë një borxh prej 27 milionë lekësh ndaj personave të tretë dhe me kushtin që shlyerja e tyre do të nisë në vitin 2016. Një shifër e tillë, si rrallë më parë e deklaruar si e marrë hua, do të jetë pjesë e verifikimeve të ILDKP-së. “Panorama” botoi listën prej 150 zyrtaresh apo ish-funksionarësh të shtetit, të cilët rezultojnë të jenë në situata borxhi ndaj të tretëve. Në mars 2012 u miratuan në Parlament amendimet në Kodin Penal, ndër të tjera edhe një propozim i ILDKP-së. Ligji “Për deklarimin e pasurive” parashikon se, me kërkesë të inspektorit të Përgjithshëm, kur vlerësohet e nevojshme prej këtij të fundit për kontroll më të hollësishëm të deklaratave të zyrtarëve, qytetarët që kanë lidhje interesash pasurore me zyrtarët duhet të bëjnë “deklarim të pasurisë së tyre me kërkesë”.

Pasuria, ish-përmbaruesja me 37 milionë lekë borxh
Joana Hyqmeti ka marrë hua në emër të burrit

Në krye të listës prej 276 zyrtarësh që kanë deklaruar një borxh më të madh se një milion lekë, nuk qëndron ndonjë ministër, deputet, gjyqtar apo prokuror. Lista kryesohet nga Joana Perikli Hyqmeti (Konomi), e cila në vitet e deklarimit të pasurisë ka ushtruar detyrën e përmbarueses në Zyrën e Përmbarimit. Sipas të dhënave nga deklaratat zyrtare të Hyqmetit në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive ajo rezulton të ketë marrë borxh një shumë prej 280 mijë eurosh, ose diçka më shumë se 37 milionë lekë. Nga investigimi i gazetës rezulton se i shoqi i saj ka marrë në vitin 2007 një shumë prej 100 mijë eurosh borxh nga një subjekt fizik, të cilin e ka përdorur për të blerë një truall. Ndërsa dy vjet më vonë, në deklaratën e plotësuar dhe të depozitar nga Joana Hyqmeti në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, janë bërë edhe dy huamarrje të tjera. Fillimisht është marrë hua një shumë prej 80 mijë eurosh dhe në të njëjtin vit një shumë prej 100 mijë eurosh. Nga ato që shkruhen në faqet e deklarimit të pasurisë rezulton se të tria këto shuma parash të marra borxh, huadhënësi i ka dhënë pa interes dhe pa afat kohor, brenda të cilit duhen shlyer. Dy huamarrjet e fundit, njësoj si ajo e para, janë marrë në emër të bashkëshortit të ish-përmbarueses. Në vitin 2010 ajo ka lënë detyrën e përmbarueses pranë Zyrës së Përmbarimit. Në deklaratën që ka dorëzuar në ILDKP në të njëjtin vit, pas largimit nga puna, nuk rezulton që pjesë nga ky borxh të jetë shlyer nga Joana Hyqmeti. Duke pasur parasysh këto fakte, ILDKP ka bërë kallëzim penal në Prokurori për ish-përmbaruesen. “Inspektorati i Lartë ka kërkuar nisjen e procedimit penal bazuar në nenin 257/a të Kodit Penal, ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë’ për subjektet: Joana Konomi, ish-përmbaruese gjyqësore, për mosmbulim me të ardhura të detyrimeve financiare të saj dhe bashkëshortit, në shumën 115 000 euro”, thuhet në një njoftim të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të vitit 2010.

D e k l a r i m i i  p a s u r i v e
B o r x h e t

JOANA HYQMETI (KONOMI)  Zyra e Përmbarimit      Ish-Permbarues      37,010,800
ROBERT CEKU    Kontrolli I Larte I Shtetit    ish-kryetar     27,000,000
ANDI CIVICI       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      2,193,850
NDUE PALUCA       Kuvendi     Deputet      2,100,000
TEREZA MERKAJ (LANI)       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      2,100,000
KOÇO BELLO      ZRPP     Regjistrues      2,081,550
MIHALLAQ BLETA       Prokuroria Rrethit       Prokuror Rrethi      2,081,550
HYSEN MANE       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      2,075,880
HAJRIE MUCMATA      KLD     Inspektor/e      2,069,400
VOJSAVA STAROVA       Prokuroria Rrethit       Prokuror Rrethi      2,069,400
GEZIM GOSTURANI       D.P. Policise Shtetit       Shef      2,000,000
KEN DHIMA       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      2,000,000
KLORINDA CELA       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      2,000,000
NAZMIE DEMALIAJ       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      2,000,000
PAULIN KODRA       Ministria e Shëndetësisë       Drejtor IT      2,000,000
SHPETIM ALLAMANI       Zyra e Përmbarimit       Permbarues      2,000,000
SHYQYRI METAJ       Ujesjelles-Kanalizime     Drejtor i Përgjithshëm      2,000,000
TOMORR KULLOLLI       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      2,000,000
ARLIND LAGJI       Drejtoria Doganave       Doganier C2      1,983,036
PAVODA(YLVIJE) BESHO       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,949,850
DHURIM  ALINAMI       Bashki       Kryetar Bashkie      1,945,000
KRISTAQ GJURGJAJ      KLSH     Kryekontrollor      1,933,126
HYSNI MULAJ       Prokuroria Rrethit       Prokuror Rrethi      1,920,000
ARTAN TOPUZI       Drejtoria Doganave       Doganier C1      1,900,000
FATBARDHA BREGU(XHAFERI)  Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,857,000
BISLIM AHMETAJ       Ministria e Bujqësisë     Drejtor i Përgjithshëm      1,826,700
BUJAR NEPRAVISHTA      ERRE     Kryetar      1,826,700
FEHMI PETKU       Gjykata Apelit Krimeve të Renda       Gjyqtar      1,826,700
MAKSIM BODECI       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,804,010
SEJDI QERIMAJ       Ministria e Jashtme       Ambasador      1,804,010
EDMOND RRAPI       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,800,000
XHEVAHIR TOCILLA       Drejtoria Tatimeve       Pergjegjes Zyre      1,786,500
KUJTIM  RRUSTAJ       Drejtoria  Tatimeve       Inspektor/e      1,780,440
BLEDAR STRINIQI       Drejtoria Tatimeve       Kryetar      1,772,800
AGIM ISUFAJ       Drejtoria Tatimeve       Drejtor      1,763,036
THEODHORA HABILI       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,741,625
ALTINA NASUFI       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,733,750
BEHAR ÇELA       Avokatura e Shtetit       Avokat shteti      1,700,000
DRITAN KANO       Drejtoria Doganave       Doganier C2      1,700,000
HELIDON BENDO      SHISH     Drejtor      1,700,000
ANDIA PUSTINA      Bashkia Tirane     Drejtor i Përgj. Taksave      1,680,640
ARBEN KRASNIQI       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,665,240
NAZMI DISHA       Drejtoria Tatimeve       Pergjegjes sektori      1,647,450
KUJTIM XHANI       Këshilli i Ministrave       Këshilltar      1,635,820
GANI ÇUPI       Drejtoria Tatimeve       Pergjegjes sektori      1,614,500
HAXHI BLLIKU       Ministria e Bujqësisë     Drejtor      1,600,000
SAJMIR MANI      KSHC     Anetar i KSHC      1,600,000
XHEMAL SALIAJ       Prokuroria Rrethit       Prokuror Rrethi      1,526,470
MIRANDA NDOJA       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,517,600
KSENOFON KRISAFI       Banka e Shqipërisë       Ish-Anetar K. Mbikqyres     1,517,560
ALMA BEJTE      KLD     Inspektor/e      1,500,000
ALTIN QOSHJA       Avokati i Prokurimeve       Avokat      1,500,000
ARBEN SEFGJINI       Ministria e Drejtësisë       Drejtor i Përgjithshëm      1,500,000
ENEIDA CIVICI (HABAZAJ)  Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,500,000
ERIND PIRANI       Avokati i Popullit       Ndihmes komisioner      1,500,000
GJON NDOJ       Drejtoria Tatimeve       Drejtor      1,500,000
LINDITA KULLOLLI       Zyra e Përmbarimit       Permbarues      1,500,000
MUSA HYKA       Ministria e Financave       Drejtor Drejtorie      1,500,000
REZARTA BALLIU (VIGANI)  Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,500,000
URAN DODA       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,500,000
ZANA XHUKA       Ministria e Mbrojtjes       Zv/Minister      1,454,340
GJOVALIN BZHETA       Drejtoria  Tatimeve       Drejtor Drejtorie      1,450,880
BRIKENA MERKURI       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,430,000
FATMIR MEDIU       Ministria Mjedisit      Ministër      1,412,100
PËRPARIM VUKAJ       Prokuroria Rrethit       Drejtues      1,400,000
ROLAND HYSI       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,400,000
SHTJEFEN LLESHI-LEKAJ       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,400,000
ALFRED GJONPALI       Drejtoria Doganave       Hetues Doganor      1,387,700
ASTRIT HALILAJ       Ministria e Brëndshme       Drejtor i Përgjithshëm      1,387,700
MIRELA GEGA      KQZ     Drejtor      1,387,700
PJETER PRECI       Drejtoria Doganave       Doganier C2      1,387,700
RASIM HASANAJ      MTKRS     Kryetar      1,387,700
TEUTA RRUDHA(PRIFTI)       Prokuroria Rrethit       Prokuror      1,387,700
ADMIRIM BANAJ       Ministria e Jashtme       Ambasador      1,387,000
LUDOVIK DODAJ       Prokuroria Apelit       Prokuror Apeli      1,383,650
ASTRIT FAQOLLI       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,379,600
BUJAR SKENDO       Ministria e  Jashtme       Ambasador      1,379,600
EDMOND KOLOSHI       Prokuroria Rrethit       Prokuror      1,379,600
KRENAR ÇARÇANI      SHISH     Drejtor      1,379,600
ILIRIANA OLLDASHI       Gjykata Krimeve të Rënda     Gjyqtar      1,365,340
DRITAN PLAKU       Drejtoria Tatimeve       Drejtor Drejtorie      1,350,000
ARBENA AHMETI       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,308,800
ARENS ÇELA       Prokuroria Rrethit       Prokuror      1,308,800
ARBEN NELA       Prokuroria Rrethit       Prokuror      1,263,500
GJOLEK VELIU       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,245,530
SAFET SULA      METE     Drejtor i Përgjithshëm      1,242,960
ARTAN MINAROLLI      MTKRS     Drejtor      1,239,715
ENKELEDA XHENGO       Prokuroria Rrethit       Prokuror Rrethi      1,238,500
MIRELA FANA       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,238,500
RUHI HADO       Ministria e Jashtme       Ambasador      1,238,500
ERION PANO       Prokuroria Rrethit       Prokuror Rrethi      1,238,000
SOTIRAQ NUSHI       Avokati i Popullit       Ndihmes komisioner      1,238,000
GRIGOR GJEÇI       Ministria e Bujqësisë     Drejtor      1,229,978
DASHAMIR HALILAJ       Drejtoria Doganave       Doganier C2      1,217,800
DHURATA HAVERI       Apeli Krimeve të Renda       Gjyqtar      1,217,800
IRMA BALA       Gjykata e Lartë       Gjyqtar Gjykata Larte      1,217,800
YLLI LLAHA       Drejtoria Doganave       Pergjegjes Zyre      1,217,800
BEDRI  BEJTJA       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,196,000
ELSA TOSKA (DOBJANI)       Gjykata Kushtetuese       Këshilltar      1,186,456
KETRA BAJRAMI       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,182,098
ROBERT POCI      ZRPP     Regjistrues      1,150,000
EDMONDA SHKJEZI      MTKRS     Drejtor      1,129,680
EDMOND SPAHO       Kuvendi     Deputet      1,103,680
GJON PERVATAJ       Drejtoria Doganave       Doganier A/K      1,100,000
DORJAN ALIÇKA       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,097,611
KOÇO BARKA      ZRPP     Zv/kryeregjistrues      1,089,931
HASAN METUKU       Këshilli i Ministrave       Drejtor      1,080,000
ARIAN STAROVA       Ministria e Mbrojtjes       Zv/Minister      1,079,860
TONI GOGU       Banka e Shqipërisë       Drejtor      1,054,920
RENATO DHIMA       Drejtoria Doganave       Pergjegjes sektori      1,052,725
BEDRI MIHAJ       Ministria e Mbrojtjes       Drejtor i Përgjithshëm      1,040,775
BUJAR MUSTA       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,000,000
DEFRIM TOSUNI       Drejtoria Doganave       Doganier C3      1,000,000
EDVIN KULLURI       Ministria e Mbrojtjes       Sekretar i Pergjithshem      1,000,000
IRENA MANEKU(GJOKA)       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,000,000
IRFAN DRAGUSHA       Drejtoria Doganave       Doganier      1,000,000
OLSI KOMICI       Agjensia Trajtimit Kredive       Zv/Drejtor i Përgjithshëm      1,000,000
OSMAN ALUSHI      KLSH     Drejtor      1,000,000
PËRPARIM KULLURI       Prokuroria Rrethit       Prokuror Rrethi      1,000,000
REZART HOXHA       D.P. Policise Shtetit       Shef Komisariati      1,000,000
SEIT MEMA       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,000,000
SULEJMAN TOLA       Prokuroria Rrethit       Prokuror      1,000,000
SUZANA  STRATI       Drejtoria Tatimeve       Inspektor/e      1,000,000
TEUTA HOXHA (KOKA)       Gjykata Rrethit       Gjyqtar      1,000,000

ADI SHKEMBI

© Panorama.al

Te lidhura