Mediat amerikane kanë publikuar emrin e autorit të librit, që përshkruan operacionin e vrasjes së Osama bin Ladenit. Edhe pse shtëpia botuese kishte kërkuar që për arsye të sensibilitetit të këtij operacioni emri i autorit të mos publikohej, u mësua se ai është një prej komandove që kanë marrë pjesë në sulmin sekret në Pakistan, në operacionin që vrau Osama bin Ladenin, Met Bajsonet. Ai ka dalë në pension menjëherë pas operacionit në Pakistan. Shtëpia botuese “Dutton” kishte thënë se emri fiktiv i autorit ishte Mark Ouen. Libri, i cili është titulluar “Nuk ka ditë të lehta: Rrëfimi i protagonistëve që vranë Osama bin Ladenin” pritet të dalë në tregun amerikan në shtator. Por në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes kanë paralajmëruar se, në qoftë se autori ka nxjerrë informacione të klasifikuara në libër, çështja do të hetohet nga Departamenti i Drejtësisë.











