Herman van Rompuj harron emrin e Jahjagës!?

Jul 18, 2012 | 16:53

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuj ka pyetur pak para nisjes së konferencës së përbashkët për shtyp, Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për mbiemrin e saj, pasi si duket e ka patur mjaft të vështirë ta mbajë mend, edhe pse sapo kishin përfunduar takimin së bashku.

Ky veprim i Rompuj është cilësuar si një gafë nga mediat evropiane. Zyrtarët evropian në disa raste kanë bërë skandale të këtij lloji duke mos njohur dhe mos ditur emrat e zyrtarëve që janë pjesë e agjendave të takimeve të tyre.

Vetëm pak kohë më parë, Baronesha Cathrine Ashton u parqit ne një video duke thirrur nga asistentët e saj që ta ndihmonte të njihte presidentin e ri të Serbisë, Nikoliç, pasi nuk e kishte parë asnjëherë.

© Panorama.al

Te lidhura