Heqja e titullit H.Dedës,Rama:Barbari e qeverisë

Feb 26, 2012 | 15:47
Kreu i PS, Rama

TIRANE- Lideri socialist, Edi Rama e ka quajtur vazhde te barbarise qeveritare perpjekjen e prefektit te Dibres per t’i hequr titullin “Qytetar Nderi”, Hekuran Dedes, njerit nga viktimat e 21 janarit.

“Ndaj familjes Deda KM ka detyrimin te shpjegohet para drejtesise edhe per sekserin qe coi ne mesnate per te blere me lek nje vizite tek ata!”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter, ne shenje reagimi ndaj zhvillimeve me te fundit lidhur me perplasjen mes prefektit dhe akorduesve te titullit.

Lajmi per heqjen e titullit “Qytetar Nderi” eshte botuar sot i plote ne gazeten “Panorama”, se bashku me reagimin e kryetarit te komunes Kala e Dodes, i cili ka deklaruar se ceshtja do te perfundoje ne gjykate.

 

© Panorama.al

Te lidhura