Heqja e imunitetit, Eliot Engel: Politika ta votojë

Aug 5, 2012 | 12:46

Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ftuar klasën politike shqiptare të votojë per ceshtjen e imunitetit. Duke iu referuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, thotë në një intervistë për gazetën “Bota Sot” thotë se asnjë senator apo zyrtar atje nuk ka imunitet.

“Siç e di unë në qoftë se miratohet ligji për heqjen e imunitetit, BE-ja do ta shohe atë si një sinjal pozitiv për Shqipërinë në BE. Perderisa BE thote keshtu mendoj se do jete pozitive edhe për Shqipërinë që te heqi imunitetin. Ne në SHBA ne nuk kemi imunitet, unë vetë nuk kam imunitet, asnje anëtar i Senatit, Kongresit apo zyrtar i larte nuk ka imunitet. Unë nuk e di se cili është teksti i këtij ligji, pasi unë nuk e kam parë, natyrisht që dhe nuk deshiroj të komentoj. Por, në qoftë se është e vërtete se BE-ja e sheh këtë ligj me favor për një vend që e ka hequr imunitetin – kjo do të ndimoj Shqipërinë në integrimin në BE dhe do jete një hap pozitiv për Shqipërinë”-u shpreh Engel.

Sa i përket marrjes së statusit kandidat në BE të Shqipërisë vjeshtën e këtij viti, Engel thotë se është në favor të këtij hapi, edhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Unë gjithmonë kam qenë në favor për statusin e kandidatit të BE-së për Shqipërinë, edhe këtë vjeshtë në 100 vjetorin e pavarësisë së së Shqipërisë. Unë dëshirojë të shohim Shqipërinë dhe Kosovën si anëtare të BE-së dhe anetare të NATO-s së bashku. Uë mendojë se BE-ja është e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqipëria duhet të jet në BE dhe pas Shqipërisë, edhe Kosova të jet në BE” tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura