“Hemorragji që po plak Shqipërinë”, Tabaku në Ditën e Rinisë: Përtej urimit duhet të pyesim veten se përse mbi 500 mijë të rinj janë larguar nga vendi

Dec 8, 2023 | 9:38
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Takaku në Ditën e Rinisë ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” ku shkruan se pas 30 vitesh, rinia  në Shqipëri po largohet  masivisht.

Tabaka

Ajo thekson se përtej urimit duhet të pyesim veten se përse mbi 500 mijë të rinj janë larguar dhe çfarë mund të bëhet për të ndaluar hemorragjinë që po plak Shqipërinë.

Përtej urimit sot duhet të pyesim veten se përse mbi 500 000 të rinj janë larguar dhe çfarë mund të bëjmë për të ndaluar hemorragjinë që po plak Shqipërinë” shkruan Tabaku.

Deputetja po ashtu thekson se nuk mund të ndërtohet një Shqipëri Evropiane bëse këmbëngulet në diktatin e një politike që ka ngecur në vendnumëro.

Postimi i plotë:

Tre dekada më parë studentët u ngritën për një Shqipëri të lirë nga kulti individit dhe diktatura trushplarëse e një elite të korruptuar dhe kriminale. U ngritën për tu larguar nga një qeverisje që kishte biografinë si diplomë dhe internonte njerëzit familjarisht nëse nuk i pushkatonte apo i dergjte burgjeve.

Përtej urimit sot duhet të pyesim veten se përse mbi 500 000 të rinj janë larguar dhe çfarë mund të bëjmë për të ndaluar hemorragjinë që po plak Shqipërinë.

Nuk mund të ndërtojmë Shqipërinë Europiane nëse vazhdojmë të këmbëngulim në diktatin e një politike që ka ngecur në vendnumëro. Nuk mund të flasim për të ardhmen e të këndojmë ende himnin e kultit të individit

Është koha të ndryshojmë për ti lënë fëmijve tanë një Shqipëri që mund të jetojnë dhe mund ta ndryshojmë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura