Helsinki: Referendumi, me 2/3 e Kuvendit

Aug 15, 2012 | 14:42

Komiteti Shqiptar i Helsinkit përfshihet në debatin për zhvillimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat dhe ku i kërkon Kuvendit që të miratojë “Ligjin për referendumet e përgjithshme dhe ato vendore”, Komiteti i Helsinkit shprehet se për ndryshimet kushtetuese referendumi zhvillohet sipas nenit 177 të Kushtetutës. “E shikojmë të nevojshme të theksojmë se në nenin 185, pika 2 e Kodit Zgjedhor, bëhet fjalë vetëm për miratimin e një ligji të ri ‘Për referendumet e përgjithshme dhe ato vendore’, sepse çdo nismë për rishikim të Kushtetutës, ku përfshihet edhe ratifikimi i tyre me referendum, mbështetet në nenin 177 të Kushtetutës. Në këtë drejtim është shprehur në vendimin e saj nr.23, datë 24.07.2009, edhe Gjykata Kushtetuese. Për KShH-në, miratimi i ligjit të ri, sidomos “Për referendumet e përgjithshme dhe ato vendore”, do të krijonte mundësi reale për zbatimin në praktikë të një prej parimeve themelore kushtetuese:

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ARISTIR LUMEZI

© Panorama.al

Te lidhura