Helmohen nga ushqimi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, disa prej tyre përfundojnë në spital

May 7, 2026 | 8:15

Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit.

akademia_e_siguris_cover

Mësohet se menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi i konsumuar gjatë vaktit të drekës. Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët.

Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura