TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin per privatizimin e katër HEC-eve, kaluar ne Komisionin e Ekonomise vetem pak dite me pare vetem me votat e maxhorances.
Drafti ka kaluar ne Kuvend me votat e mazhorances, pasi opozita qe e ka konsideruar aktin kriminal per vjedhjen e pasurive kombetare nuk ka qene e pranishme. Pas diskutimesh nga vete deputetet, drafti ehste miratuar me 73 votat e deputetëve të mazhorancës.
Ne rend ishte projektligji për krijimin e katër shoqërive të hidrocentraleve përkatësisht atë Ulëz-Shkopet, “Tiranë-Lanabregas”, “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2”, qe do t’i hape rrugen me tej edhe procesit te privatizimit.
Perkunder vendimit te grupit te PS-se per bojkot te Kuvendit, deputeti i PS-se, Erjon Brace eshte shprehur per domosdoshmerine e pranise se opozites ne kuvend, (lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama) per te kundershtuar ashper ate qe ai e quan shpronesim te Shqiperise nga ana e Sali Berishes.
© Panorama.al











