Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto pati sot një takim me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, i cili i paraqiti zyrtarisht deklaratën mbi Shqipërinë, të Kryetarit të rradhës së OSBE, Ministrit të Jashtëm të Lituanisë Audronius Azubalis.
Në njoftimin e ministrisë së Jashmte, thuhet se Haxhinasto i ka përsëritur ambasadorit Wollfarth gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për t’u angazhuar në një proces institucional dialogu të ndërsjelltë me opozitën, për të avancuar më tej reformat në vend.
Ministri i Jashtëm i tha ambsadorit të OSBE-se se se mazhoranca po bën përpjekjet maksimale për adresimin me prioritet të 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Haxhinasto vlerësoi kontributin e dhënë nga OSBE, ndërsa theksoi se qeveria mbetet e hapur në thirrjen e saj të sinqertë për një bashkëveprim politik gjithëpërfshirës, ku mirëpritet kontributi i shoqërisë civile, si dhe me asistencën e çmuar të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias për një Kod të ri zgjedhor, që përmbush rekomandimet e OSBE/ODIHR.
© Panorama.al











