Numri dy i qeverise, njeheresh ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto vijon sot viziten ne Tripoli me ftesë të homologut te Libise, Ashour Bin Khayal.
Haxhinasto gjate takimit me homologun e tij ka shprehur mbeshtetjen e Shqiperise ndaj trazicionit te popullit libian, duke garantuar se vendi qe perfaqeson është i gatshem të asistojë Libinë në periudhën e tranzicionit nga diktatura në demokraci.
Haxhinasto ka theksuar se me vizitën e tij në Libi hapet në faqe e re në marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa ka kërkuar gjithashtu edhe njohjen e Kosovës nga Libia.
Sipas njoftimit te ministrise se Jashtme, kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i Qeverisë Shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit.
Në qendër të bisedimeve janë mundësitë e reja të krijuara për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Shqipȅrisë e Shtetit të Libisë, tashmë në kushtet e krijuara nga fitorja e kauzës sȅ lirisȅ sȅ popullit libian.
© Panorama.al











