TIRANE- “Palet te dalin mbi interesat partiake ne interes te integrimit te vendit ne BE”. Ky ka qene mesazhi i perbashket i Drejtorit te Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino dhe Ministrit te Punëve të Jashtme, njeheresh numrit dy te qeverise, Edmond Haxhinasto, ne takimin e zhvilluar mes tyre.
Gjate takimit, ministri vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve evropiane, dhe falenderoi Saninon për përpjekjet e tij personale për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
“Në takim u dhanë mesazhe të qarta se procesi i integrimit duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, dhe që palët të dalin mbi interesat partiake”- thuhet ne njoftimin per shtyp te ministrise.
Sipas tij, ecja përpara e reformave të nisura është e domosdoshme me qëllim që klima pozitive e krijuar pas Këshillit të Stabilizim Asociimit më 15 maj të kapitalizohet me marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria
© Panorama.al











