Haxhinasto në Danimarkë, me ftesë të homologut Sovndal

May 8, 2012 | 17:21

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndodhet sot për një vizitë pune në Danimarkë, me ftesë të homologut danez Villy Sovndal.

Gjate qendrimit te tij atje mesohet se ai do të takohet edhe me Ministrin danez për Çështjet Evropiane, Nicolai Wammen, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të AP të OSBE-së, Spencer Oliver.

“Axhenda e bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, (aktualisht Danimarka ka Presidencën e radhës BE-së), të marrëdhënieve dypalëshe me synim intensifikimin e tyre në të ardhmen, çështje të bashkëpunimit shumëpalësh, të OSBE-së, zhvillimet e fundit në rajonin tonë, etj”- thuhet ne deklaraten per shtyp te ministrise.

© Panorama.al

Te lidhura