
TIRANË- Ministri i Jashtëm, njëherësh numri dy i qeverisë, Edmond Haxhinasto ka pritur sot një përfaqësi të rinjsh nga Kosova me rastin e katër vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Haxhinasto ka përsëritur mbështetjen e plotë të Shqipërisë për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO dhe ka inkurajuar të rinjtë të vazhdojnë me përgjegjësi punën për të cuar para ëndrrën dhe sfidat evropiane.
Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e mbajtur nga qeveria shqiptare kundër referendumit të serbëve në veri, si të paligjshëm, duke theksuar se Kushtetuta e Kosoves garanton te drejtat e cdo komuniteti etnik.
“Ne mbështesim rritjen e numrit të njohjeve. Ka dinamika pozitive në vendet që janë në proces njohjeje dhe ky numër po rritet vazhdimisht. Përpara keni një sfidë të madhe, është që ajo të vazhdojë me hapa të sigurtë drejt integrimit, duam sa më shpejt të ketë marrëveshje me BE që do ta vendosë atë në mënyrë të qartë në proces integrimi, mbështesim edhe integrimin në NATO”- tha ai.
Ai ka folur edhe per hetimet qe po behen ne kuader te raportit te Dick Marty, duke garantuyar mbeshtetje per EULEX, si e vetmja menyre per te hedhur drite rreth asaj qe ai i ka quajtur pretendime te pabaza.
© Panorama.al











