Haxhinasto, Arvizu: Përmirësim klimës së biznesit

Jul 27, 2012 | 15:22

Thithja e investimeve te huaja, inkurajimi i prodhimit vendas dhe eksporteve “Made in Albania” dhe kryerja me sukses e procesit të privatizimeve  kane qene disa nga temat e takimit te sotem mes zv/Kryeministrit dhe Ministrit te Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Haxhinasto vleresoi se SH.B.A është aleati strategjik dhe ekonomik për Shqipërinë. Sipas tij, energjetika, hidrokarburet dhe industria minerale, si sektorë prioritar të ekonomisë sonë mirëpresin investimet e huaja, e sidomos ato amerikane.

Te dy shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet pozitive të Projektit TAP dhe rëndësinë që ai ka për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit.

Nga ana e tij, ambasadori  Aleksandër Arvizu vlerësoi se Shqipëria ka një klimë biznesi të përmirësuar ndjeshëm, si dhe u shpreh se tashmë është koha e duhur për një prezencë më të madhe të investitorëve amerikan në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura