SERBI- I akuzuari për krime lufte, Goran Haxhic është ekstraduar në Hagë. Lajmin e ka bere publik ministrja e drejtësisë e Republikës së Serbisë.
Në një takim të jashtëzakonshëm me gazetarë, Marovic ka thënë se me këtë ekstradim, është përmbyllur periudha më e vështirë e bashkëpunimit të Serbisë me Tribunalin e Hagës.
Avokati i tij mbrojtës ka thënë se nuk do të ankohet për ekstradimin. Goran Haxhic, i cili u arrestua në Serbi të mërkurën, u akuzua nga gjykata e Hagës në vitin 2004 me akuzat për krime lufte që rrjedhin nga lufta e viteve 1990 në Kroaci.
Arrestimi i tij u përshëndet gjerësisht si një mbyllje simbolike e një kapitulli të tmerrshëm në historinë e Ballkanit.
© Panorama.al











