Has, dy kushërinjtë gjenden të gjallë në bunker

Feb 11, 2012 | 16:40

HAS- Dy kushërinj nga fshati Qarr i Komunës Golaj në Has të cilët rezultonin të zhdukur prej ditës së djeshme janë gjetur të gjallë, por në gjendje të rënduar shëndetësore.

Mësohet se rreth 10 burra ishin në kërkim të tyre, ndërsa i kanë gjetur në brendësi të një bunkeri, ku ata strehoheshin prej ditës së djeshme, dhe ku kanë kaluar një natë të vështirë.

Temperaturat e ulta kanë rënduar shumë gjendjen e tyre shëndetësore, dhe kjo bëhet mjaft e vështirë pasi tashmë të 12 personat kanë mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve te dëborës.

Mësohet se në drejtim të tyre janë nisur disa burra të tjerë për të bërë të mundur evakuimin e tyre.

Dy të zhdukurit, te cilet thuhet se jane punonjes te nje kompanie telefonike jane; Isa Qarri 45-vjeç dhe Myrteza Qarri, 35 vjeç.

Policia e Kukësit më herët kishte bërë me dije se banorë të fshatit dhe nënprefekti Ismat Jaku ishin vënë në kërkim të dy kushërinjve. Reshjet e dendura të dëborës të rëna në këtë zonë, të cilat vazhdojnë edhe në këto momente ë bëjnë shumë të vështirë evakuimin e tyre.

Ndërhyrja me helikopter është e pamundur, pasi gjatë një vizite në spitalin e Kukësit, inistrit Vasili pohoi se ndërhyrje me helikopter nuk mund të bëhen për shkak të stuhive të dëborës.

© Panorama.al

Te lidhura