Harrohet ndeshja, sytë nga UEFA

Jul 21, 2011 | 11:14

Klubi është shumë i shqetësuar nga sjellja e tifozëve. Pasi krijojnë katrahurën e ndeshjes së fundit të sezonit dhe detyrojnë drejtuesit të riinivestojnë, sjellja e vlonjatëve nëpër shkallë në dy ndeshjet e Kupave ishte me një faturë të madhe financiare. Delegati i ndeshjes me Buduçnostit tha që nuk kishte parë ndonjëherë njerëz që refuzonin stolat dhe qëndronin majë murit, gjë e cila nuk lejohet. Problem është edhe ndeshja me Jablonec, e luajtur një javë më parë, ku me gjasa përveç gjobës rrezikohet dhe ndeshje pa tifozë në të ardhmen. Ndërkohë, Flamurtari duke kaluar turin e parë dhe duke qenë prezent në turin e dytë të Ligës së Europës, i takon të përfitojë nga UEFA 180 mijë euro. Nuk janë pak për një skuadër të kampionatit shqiptar, kur dihet se për ekipet elitare buxheti vjetor shkon deri tek 1 milion euro në vit. Por, ndihesh keq kur mëson se kjo shumë që duhet ta përfitojë Flamurtari, ka shumë mundësi të shkojë e tëra si gjobë e vendosur nga UEFA për veprimet që kanë kryer tifozët vlonjatë në të dyja ndeshjet e zhvilluara në stadiumin e Vlorës, atë kundër Buduçnostit dhe tani së fundi me Jablonecin. Gjoba me Buduçnostin është dhënë një javë më parë dhe kap shumën e 36 mijë eurove, por kjo që pritet për ndeshjen me Jablonecin si rast i përsëritur, do të jetë edhe më shumë.

Jablonec-Flamurtari

Sonte, ora 20:00
Formacionet
e mundshme

Jablonec: Split, Elias, Pitak, Jablonski, Kopiç, Luçka, Novak, Benes, Jarolim, Pavlik, Lafata. Trajner: Frantishek Komnacki
Flamurtari: Moçka, Sakaj, Brahja, Veliu, Grami, Arbri, Kuqi, Lena, Progni, Shehaj, Idrizaj.
Trajner: Gugash Magani

© Panorama.al

Te lidhura