Harper Seven…Një vit në jetën e fashionistes më të re në planet

Jul 9, 2012 | 15:29

Ajo është ikona topolake gjithë stil që ka shëtitur botën në vetëm një vit jetë e që ka marrë pjesë në dy sezonet e Javës së Modës e që ka një garderobë aq të pasur në ngjyra,  sa që vetë babai i saj thotë se e gjithë kjo është “qesharake”.  Harper Beckam, bukuroshja më e vogël e Beckam-ve, do të festojë ditëlindjen e saj të parë javën e ardhshme. Në fotografitë e mëposhtme, mund ta shihni Harperin muaj pas muaji që kur ka lindur e deri pak ditë më parë.

Që nga 11 korriku i vitit të shkuar, kur Harper Seven u shfaq për herë të parë në krahë të të ëmës, Victorias, ka kaluar thuajse një vit. Vetëm 2 muajshe, Harper mori pjesë në javën e modës në New York, sërish në krahë të së ëmës, që nuk buzëqeshi kurrë. Në 15 nëntor, pra vetëm 3 muajshe, kishin filluar drekat e dendura e daljet e shpeshta nëpër butikë a parukeri me shoqet e të ëmës, që për fat kishin qëlluar më të buzëqeshura. Në 17 dhjetor ishin Krishtlindjet e saj të para dhe vizita e parë në Beckingam Palace, në Anglinë e ftohtë gri. Shumë shpejt, vetëm në muajin e 7-të të lindjes, në New York, nisi java e dytë e modës për Harper, rast me të cilin e ëma do dizenjonte një koleksion fëmijësh me emrin e së bijës. E nëse për të shkuar në Kinë, njerëzit nuk do të munden ndoshta një jetë, Harper mbërriti më 23 prill të këtij viti, kur Victoria Beckam udhëtoi atje për punë, atë që di të bëjë më mirë, (ose jo) modën. Më 13 maj kishte kaluar mjaftueshëm kohë, saqë Harperi të bënte një hesap me gjithë dollapin e këpucëve. Madje mund të ishte koha edhe për të provuar extension (zgjatimi artificial i flokëve), vetëm se Victoria (për çudi) këtë herë mendoi se ishtë pak herët. Kundërshtoi me këmbëngulje dhe për botox-in. Në qershorin që sapo lamë pas, e ku Harperi është rritur paksa, e shohim në Disneyland me të ëmën e të atin, duke blerë vathë të vegjël të miushes Mini “Do të kisha preferuar syzet e Hirushes, por nuk dua të dukem mosmirënjohëse”.

© Panorama.al

Te lidhura