Haradinaj, të enjten para Tribunalit të Hagës

Aug 16, 2011 | 18:33

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Ibrahimaj, do të dalin të enjten para Tribunalit të Hagës.

Rigjykimi i Haradinajt vjen pas lirimit të tij nga aktakuza po nga kjo gjykatë, në vitin 2008

Sipas agjencisë së lajmeve, AFP, të enjten do të paraqesin fjalët e tyre hyrëse prokuroria dhe mbrojtja, ndërsa të premten do të nisë shqyrtimi i çështjes.

Në prill të 2008-ës, Haradinaj ishte liruar si i pafajshëm nga të 37 akuzat në ngarkim të tij.

© Panorama.al

Te lidhura