Haradinaj, në Kosovë. I lirë deri në një vendim

Jul 17, 2012 | 15:47
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mberritur ne Kosove.

Mbërritjen e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ia kanë konfirmuar KTV-së burime të ndryshme.

Ramush Haradinaj është liruar nga Tribunali për herë të dytë pas përfundimit të dëshmive dhe fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe Mbrojtjes deri në marrjen e vendimit të Trupit Gjykues në Tribunalin e Hagës në procesin e përsëritur gjyqësor kundër tij dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Lideri i AAK-së, Haradinaj, kësaj radhe do të qëndrojë në Kosovë derisa Tribunali të marrë vendimin përfundimtar të këtij procesi, i cili pritet të merret në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit.

Po kështu është bërë e ditur që Haradinaj kësaj radhe do të qëndrojë në Kosovë derisa Tribunali të marrë vendimin për shpalljen e vendimit në këtë proces.

© Panorama.al

Te lidhura