TIRANE- Komisioni per Reformen Zgjedhore eshte perfshire sot nga debate mes paleve lidhur me proceduren e hapjes se kutive te votimit. Duket se palet nuk kane rene dakord per ate pike te nenit ne Kod qe sakteson hapjen e kutive dhe materialeve zgjedhore.
Ne nje deklarate per mediat, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi beri me dije se ishte rënë dakord që materiali zgjedhor të mos hapet në qëndrën e numërimit, vetëm në rast se ka mangësi dokumentare.
“Sot komisioni miratoi dhe pjesën për numërimin, kishte diskutime në lidhje për një nen, për të cilin ekziston një lloj formulimi që është futur nën rrogoz dhe bën ndryshim rrënjësor të një momenti kompromisi, i cili synon përmirësimin maksimal të procesit të numërimit”- tha ai.
Sipas tij, eshtë rënë dakord që materiali zgjedhor të mos numërohet ose të mos hapet në qëndrën e numërimit, përvec rasteve kur konstatohen mangësi dokumentare, dhe materiali zgjedhor do të hapet në komisionin e zgjedhjeve vetëm kur do ketë ankim dhe kur materiali zgjedhor përmban provat që kërkon.
“Pra në rast se administrimi i provave sipas kodit bëhet në kuti, vetëm atëherë mund të kërkohet që të hapet kutia. Rastet janë përcaktuar qartë ”,- theksoi ai.
Ai sqaroi se është bërë një formulë që ndryshon konsensusin e arritur dhe do të krijonte një problem të madh, sepse nëse hapen kutitë kjo gjë do shtonte ngarkesën e punës.
© Panorama.al











