Hapet gara për 3G, çmimi dysheme 12.5 mln Euro

Jun 8, 2011 | 11:35

TIRANE- Hapet gara per dhënien e licences 3G për operatorët e telefonisë mobile.

Lajmi eshte njoftuar nga ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit,  Genc Pollo, i cili ka autorizuar Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare, AKEP, të hapë garën për dhënien e kesaj licence.

Çmimi dysheme i kësaj gare është 12.5 milionë Euro dhe kushtet ligjore e teknike janë po ato të garës për licencën e parë 3G, që u hap në vjeshtë të vitit të kaluar, e cila u fitua nga kompania Vodafone Albania me ofertën 31.4 milionë Euro.

Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë (të njohura si 3G apo Third Generation) nga kompanitë celulare sjell një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare dhe rrit shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate.

Duke aplikuar teknologjitë 3G hidhet një hap tjetër i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria digjitale.  Tenderi që do të çelet ditët e ardhshme do të administrohet nga AKEP.

“Dhënia e licencave 3G  është një proces hapash suksesivë, që vijon në kohë, siç dëfton edhe përvoja e vendeve të tjera që kanë aplikuar më herët teknologjinë 3G”- thuhet ne njoftimin e ministrit.

 

© Panorama.al

Te lidhura