Hamdi Salihi është një nga lojtarët më të paguar në kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Referuar vëzhgimit që ka bërë gazeta gjermane “Bild”, vërtetohet se sulmuesi shkodran është në listën e 20 lojtarëve më të mirëpaguar në Amerikë. Ai renditet në vendin e 17-të, duke përfituar më shumë se 487 mijë dollarë neto në sezon. Në krye të listës ndërkaq qëndron as më shumë dhe as më pak por sulmuesi francez, Tierri Henri, i cili paguhet 5.6 milionë euro në sezon, duke lënë pas një tjetër ish-shok skuadre te Barcelona si Rafael Markez dhe anglezin e shumëpërfolur Devid Bekham. Në ndryshim nga çfarë mendohej, “The Spice-boy” nuk është futbollisti me rrogën më të lartë, por ai është absolutisht sportisti që përfiton më shumë se cilido për shkak të kontratave publicitare që ka nënshkruar, të cilat i sjellin më shumë se 20 milionë dollarë fitime në vit. Faktikisht Salihi përfiton rreth 3 milionë euro për katër sezone që ka firmosur në total me Junajtid, por pjesa tjetër, ose më mirë pjesa më e madhe e parave, vijnë nga sponsorët e skuadrës dhe jo nga rroga zyrtare që ai përfiton. Duhet thënë se në Amerikë mënyra e pagesave të futbollistëve ndryshon shumë në krahasim me Europën. Salihi klasifikohet te lista e “lojtarëve të përcaktuar nga MLS-ja” (kampionati amerikan).
Lojtarët më të paguar
1. Tierri Henri (Nju Jork) – 5.6 mln USD
2. Rafael Markez (Nju Jork) – 4.6 mln USD
3. Devid Bekham (L.A. Galaksi) – 4 mln USD
4. Robi Kin (L.A. Galaksi) – 3.42 mln USD
5. Torsten Frings (Toronto) – 2.41 mln USD
6. Landon Donovan (L.A. Galaksi) – 2.4 mln USD
7. Julian de Guzman (Toronto) – 1.91 mln USD
8. Dani Koevermans (Toronto) – 1.57 mln USD
9. Kris Bojd (Portland) – 1.52 mln USD
10. Fredi Montero (Siatëll) – 756 mijë USD
11. David Ferreira (FC Dallas) – 705 mijë USD
12. Duejn de Rosario (DC Junajtid) – 663.193 USD
13. Juan Pablo Angel (CD Çivas) – 600 mijë USD
14. Shalrie Zhozef (Nju Ingland) – 554.333 USD
15. Branko Boskov (DC Junajtid) – 545.367 USD
16. Fredi Adu (Filadelfia) – 519 mijë USD
17. Hamdi Salihi (DC Junajtid) – 487.460 USD
18. Javier Morales (Salt Lejk) – 477.500 USD
19. Beni Feilhaber (Nju Ingland) – 446 mijë USD
20. Alvaro Saborio (Salt Lejk) – 405.625 USD











