Hamburgu dhe Bajerni kërkojnë Didie Drogbanë

Jun 14, 2011 | 11:05

Klubet e Bundesligës gjermane i kanë rezistuar krizës botërore dhe ndryshe nga skuadrat e tjera evropiane, gjermanët nuk rrezikojnë falimentin. Një nga planet strategjike të drejtuesve gjermanë është, të sjellin në Gjermania emra të njohur të futbollit botëror, në mënyrë që shikueshmëria të rritet. Pas transferimeve të emrave të njohur si Raul, Van Nistelroi, Roben dhe Riberi, spekulimet e fundit na çojnë tek blutë e Londrës, ku ura lidhëse duket se ka qenë drejtori sportiv i sapoemëruar tek Hamburgu, Frenk Arnesen. Danezi pritet të sjellë bomberin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, por çmimi i shtrenjtë i sulmuesit, ka bërë që Hamburgu të heqë dorë dhe të afrohet Bajerni. Edhe pse bavarezët deklaruan se nuk kërkojnë pasues të bomberit gjerman, Miroslav Klose, pritet që Drogba të jetë një alternativë për ta, kartoni i të cilit kushton 25 milionë euro.

© Panorama.al

Te lidhura