Halimi, Ramës: Akuzat për gjykatën, të gabuara

Dec 13, 2011 | 10:18

TIRANË- Të gabuara dhe të papranueshme i ka quajtur Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama në Sarandë, teksa gjatë promovimit të librit të tij lëshoi akuza ndaj gjyqësorit.

“E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale”- tha Halimi, duke thirrje për inkurajim të gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm.

Deklarata u bë paraditen e sotme gjatë një seminari të organizuar në Tiranë për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës.

Ai ka kujtuar se për realizimin e reformës në drejtësi, si një nga kushtet e BE për integrimin, duhet bashkëpunim politik dhe vullnet i plotë, pasi për të duhet miratimi i ligjeve me 3/5.

Ai ka vlerësuar reformat e bëra, duke i cilësuar ato një sukses të ministrisë, ndërkohë që duke u ndaluar në dënimin alternativ e ka vlerësuar si mekanizëm i suksesshëm i reformës në drejtësi.

Në këtë seminar janë të pranishëm edhe kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri z. Etore Sequi, Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wolfarth dhe përfaqësues nga UNICEF.

© Panorama.al

Te lidhura