Ministrat e rinj, sot pritet dekreti i Presidentit

Jul 20, 2011 | 9:20

TIRANE- Kreu i shtetit pritet te firmose sot dekretet per dy ministrat e rinj te kabinetit qeveritar, Aldo Bumçi te Kultura dhe Eduard Halimi te Drejtesia, perzgjedhur vetem nje dite me pare nga kryeministri Berisha.

Nese Topi do te firmose sot dekretet atehere mundet qe Halimi dhe Bumci te votohen ne Parlament seancen e neserme, e me pas te bejne edhe betimin ne Presidence.

Halimi kthehet ne kete ministri pasi sherbeu aty si zv/minister gjate periudhes 2005-2008, per te punuar me pas deri ne 2009 si Avokat i Pergjithshem i Shtetit. Ai ishte nga ekspertet ligjore me aktive gjate zgjedhjeve vendore, ndersa shoqeroi edhe grupin e avokateve te PD ne procesin e ankimimeve ne Kolegjin Zgjedhor.

Ndersa Bumci, minister i Drejtesise gjate periudhes 2005-2007, rikthehet ne kabinetin qeveritar si Minister i Kultures. Ne krye te deges se PD se Tiranes, atij i njihet edhe suksesi i kesaj strukture ne zgjedhjet e 8 majit.

© Panorama.al

Te lidhura