Halimi e Bumçi votohen në Kuvend

Jul 22, 2011 | 11:15

Parlamenti ka votuar me 71 vota pro dhe asnjë kundër emërimin e dy ministrave të rinj. Paraditen e djeshme, kreu i shtetit firmosi dekretet e emërimit të Eduard Halimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Aldo Bumçit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Tre orë pas firmës që hodhi kreu i shtetit, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e futi në rendin e ditës votimin e ministrave të rinj. Gjatë votimit, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, abstenoi për shkarkimin e Ferdinand Xhaferrit nga posti i ministrit të Kulturës. Vendin e Halimit dhe Bumçit në Komisionin e Ligjeve e zunë Rajmonda Bulku dhe Ilir Bano, ndërsa deputeti Viktor Gumi u zgjodh sekretar i Komisionit. Ndryshime pësoi edhe Komisioni Hetimor për ngjarjet e 21 janarit, ku deputeti Fatbardh Kadilli  u caktua anëtar i këtij komisioni dhe Gent Strazimiri kryetar i tij.

© Panorama.al

Te lidhura