Hagë, seanca ndaj Haradinajt. Dëshmon Kabashi

Aug 22, 2011 | 10:36

HAGE- Ka nisur me deshmine e Shefqet Kabashit seanca e sotme ne Hage, ne ngarkim te Ramush Haradinajt.

Kabashi i cilesuar si deshmitar kyc ne kete proces dhe i arrestuar pasi refuzoi te deshmonte ka deklaruar se nuk kupton se perse ndodhet ne Hage. “Nuk e kuptoj pse me keni arrestuar dhe pse ndodhem ketu”- ka thene ai para tribunalit.

Kabashi ka mohuar ekzistencen e nje burgu ne Jabllanice, duke sqaruar se ai nuk ka dijeni per nje burg te tille.

Sipas prokurorëve, Shefqet Kabashi është një ndër dëshmitarët kryesorë në procesin e Haradinajt, mirëpo ai ka refuzuar të jep ndonjë  informacion mbi akuzat që rëndojnë mbi Haradinajn

Avokakti i zotit Haradinaj, Ben Emerson, tha në gjykatë se prokurorët do ta ftonin Kabashin, ish luftëtar i UÇK-së, për të dëshmuar të premten, por mbetet e paqartë nëse ai do t’i përgjigjet pyetjeve të tyre.

Në një njoftim të Gjykatës së Hagës  thuhet se dëshmia e Kabashit “është relevante për rigjykim, pasi ajo ndërlidhet me përgjegjësinë e dyshuar të të akuzuarve për krime të kryera në selinë e UÇK-së” dhe në një burg, që UÇK-ja e mbante në fshatin Jabllanicë.

Procesi

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues, por ndaj tij, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, me kërkesë të prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallzim penal për gjykim të pjesshëm.

Haradinaj ishte vetëdorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në mars të 2005-të dhe është liruar më 3 Prill 2008, për mungesë provash.

Në Korrik të vitit 2010 ai u ndal prapë në Hagë për rigjykim të pjesshëm, pas ankesës së prokurorisë lidhur me vendimin e 3 prillit 2008 për lirimin e Ramush Haradinajt.

Në shkurt të vitit 2011 Haradinaj ka dorëzuar imunitetin e tij si parlamentar i Kosovës për t’iu nënshtruar gjykimit të Gjykatës së Hagës. Haradinaj mbahet në Hagë nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në krime lufte në Kosovë në vitin 1998.

© Panorama.al

Te lidhura