HAGE- Rinis ne Hage procesi gjyqesor ne ngarkim te ish komandantit te UÇK-se, Ramush Haradinaj. Krahas tij ne gjykim jane edhe dy ish bashkëluftëtatët e tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Nje dite me pare ka qene deshmia e Shefqet Kabashit, i cilesuar si deshmitar kyc ne kete proces dhe i arrestuar pasi refuzoi te deshmonte. “Nuk e kuptoj pse me keni arrestuar dhe pse ndodhem ketu”- ka thene ai para tribunalit, duke akuzuar Hagen se nuk po ben drejtesi.
Kabashi ka mohuar ekzistencen e nje burgu ne Jabllanice, duke sqaruar se ai nuk ka dijeni per nje burg te tille.
Sipas prokurorëve, Shefqet Kabashi është një ndër dëshmitarët kryesorë në procesin e Haradinajt, mirëpo ai ka refuzuar të jep ndonjë informacion mbi akuzat që rëndojnë mbi Haradinajn
Avokakti i zotit Haradinaj, Ben Emerson, tha në gjykatë se prokurorët do ta ftonin Kabashin, ish luftëtar i UÇK-së, për të dëshmuar të premten, por mbetet e paqartë nëse ai do t’i përgjigjet pyetjeve të tyre.
Në një njoftim të Gjykatës së Hagës thuhet se dëshmia e Kabashit “është relevante për rigjykim, pasi ajo ndërlidhet me përgjegjësinë e dyshuar të të akuzuarve për krime të kryera në selinë e UÇK-së” dhe në një burg, që UÇK-ja e mbante në fshatin Jabllanicë.
Procesi
Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues, por ndaj tij, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, me kërkesë të prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallzim penal për gjykim të pjesshëm.
Haradinaj ishte vetëdorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në mars të 2005-të dhe është liruar më 3 Prill 2008, për mungesë provash.
Në Korrik të vitit 2010 ai u ndal prapë në Hagë për rigjykim të pjesshëm, pas ankesës së prokurorisë lidhur me vendimin e 3 prillit 2008 për lirimin e Ramush Haradinajt.
Në shkurt të vitit 2011 Haradinaj ka dorëzuar imunitetin e tij si parlamentar i Kosovës për t’iu nënshtruar gjykimit të Gjykatës së Hagës. Haradinaj mbahet në Hagë nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në krime lufte në Kosovë në vitin 1998.
© Panorama.al











