Tribunali i Hagës sot do të mbajë konferencën statusore për rastin e procesit gjyqësor kundër Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Ish-kryeministri i Kosovës në këtë rigjykim ngarkohet me akuzën për krime lufte dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës në Kosovë në vitin 1998.
Në procedurën e shkallës së parë, Haradinaj dhe Balaj janë liruar, ndërsa Brahimaj u dënua me gjashtë vite burg.
Trupi ankimues ka bërë kërkesën që gjykimi pjesërisht të përsëritet për gjashtë nga 37 pikat e akuzave, pasi ka pasur ankesa rreth grumbullimit të dëshmive, pasi siç është thënë, tek dëshmitarët është shprehur frikë që ata të mos paraqiten në gjykatë. Ky është rasti i parë i përsëritjes së një procesi gjyqësor në Tribunalin e Hagës. (INA)
© Panorama.al











