Në Hagë nisi sot rigjykimi i pjesshëm kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Dëshmitari, që kishte refuzuar të dëshmoj në procesin e parë, Shefqet Kabashi, është arrestuar sot duke u lënë në burtg, pasi do të përballet me akuzën për mospërfillje të gjykatës së Hagës.
Sipas prokurorëve, Shefqet Kabashi është një ndër dëshmitarët kryesorë në procesin e Haradinajt, mirëpo ai ka refuzuar të jep ndonjë informacion mbi akuzat që rëndojnë mbi Haradinajn
Avokakti i zotit Haradinaj, Ben Emerson, tha në gjykatë se prokurorët do ta ftonin Kabashin, ish luftëtar i UÇK-së, për të dëshmuar të premten, por mbetet e paqartë nëse ai do t’i përgjigjet pyetjeve të tyre.
Në një njoftim të Gjykatës së Hagës thuhet se dëshmia e Kabashit “është relevante për rigjykim, pasi ajo ndërlidhet me përgjegjësinë e dyshuar të të akuzuarve për krime të kryera në selinë e UÇK-së” dhe në një burg, që UÇK-ja e mbante në fshatin Jabllanicë.
© Panorama.al











