HAGE- Dhoma e Apelit ne Hage ka anuluar kerkesen e mbrojtjes se Ramush Haradinajt dhe ka njoftuar se mund te therrase deshmitare te rinj per rigjykimin e pjesshem.
Lajmi eshte dhene nga mbrojtja e Ramush Haradinajt. “Dhoma e Apelit në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi ka marrë vendim që të anulojë kërkesën e mbrojtjes së Ramush Hardinajt dhe ka urdhëruar që Prokuroria, përveç dy dëshmitarëve të cilët dështuan të paraqiten në gjykimin autentik, mund të thërrasë dëshmitarë të ri në ri-gjykimin e pjesshëm”- ka thene mbrojtja.
Në një njoftim për media të koordinatorit të mbrojtjes së Haradinajt, Majkëll O’Rejlli, thuhet se ka qenë pikërisht mungesa e dëshmitarëve, arsyetimi për hapjen e rigjykimit të pjesshëm.
Në njoftim thuhet se “si më parë, vendimi është marrë nga shumica në Dhomën e Apelit, me presidentin e Tribunalit, gjyqtarin Patrick Robinson, i cili nuk është pajtuar me opinionin e shumicës.
“Mbrojtja e Haradinaj tani do të kërkojë që rigjykimi i pjesshëm të fillojë sa më parë që të jetë e mundur, me shpresë brenda pak javësh”- ka theksuar ai.
Ekipi mbrojtës i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte paraqitur ankesën në shkurt të këtij viti. Ankesa me dhjetëra faqe kishte paraqitur prova kundërshtuese për aktakuzën, sipas të cilës për krime lufte të kryera në zonën operative të Dukagjinit, akuzohen Ramush Haradinaj, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj.
© Panorama.al











