Kur i ati u nda nga jeta nga kanceri në grykë, aktorja e kuptoi se sa e rëndësishme është të kujdesesh për shëndetin dhe të ushqehesh si duhet. Qysh atëherë ajo është e “fiksuar” pas jetës së shëndetshme. Cilat janë këshillat e aktores së “Shekspirit të dashuruar”
Kur vjen puna tek shëndeti, ajo nuk lëshon pe. Pamja e saj e brishtë, fytyra e zbehtë, është gjithnjë tërheqëse, jo vetëm për regjisorët… Gëyneth Paltroë është një nga ato divat e Hollivudit që arrin të unifikojë tërheqjen e saj femërore me mënyrën e të jetuarit. Ajo vetë e pranon se është e “fiksuar” pas shëndetit, pas të ushqyerit e shëndetshëm dhe si një adhuruese e kuzinës (ka publikuar edhe një libër me receta) dëshiron të jetë gjithnjë në formë.
E intervistuar nga “Harper’s Bazar”, aktorja pozon për ca fotograf mjaft joshëse, realizuar nga një prej mjeshtërve të fotografisë, Terry Richardson, teksa luan me transparencën e veshjeve, që i vënë në pah fizikun për tu pasur zili të 39-vjeçare.
Prej kohësh Paltroë është kundër përdorimit të botoksit për të fshehur shenjat e kohës nga lëkura. “Më pëlqejnë rudhat e mia dhe nuk e dua botoksin”, thotë në intervistë aktorja që tashmë e ka vendosur mbi oxhak një çmim “Oskar” mes shumë të tjerëve. Por kjo nuk do të thotë se nuk i ka marrë masat për të qenë në formë.
Çdo ditë ajo kalon një orë e gjysmë me trajnerin e saj personal duke bërë danc aerobik dhe një seri ushtrimesh që ndryshojnë çdo dhjetë ditë. Dhe kur e ekzagjeron me ushqime me shumë kalori, sidmos nëpër sheshxhirime, nis një program ushqyerjeje “disintoksikant”.
Për një aktore e gjitha kjo është tërësisht normale. Por Paltroë shpjegon se këtë lloj përgjegjshmërie në lidhje me ushqimin dhe mënyrën e të jetuarit, ajo e ka fituar në vitin 2002, pas vdekjes së të atit të saj, regjisorit Bruce paltroë, i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare nga kanceri në grykë, si rezultat i konsumimit dhjetra vjeçarë të cigares dhe alkoolit. “Gjithçka që kam mësuar mbi të ushqyerit dhe shëndetin erdhi si pasoj e kësaj ngjarjeje, e sëmundjes së tim eti”, pranon aktorja.
Por kjo nuk do të thotë se bën një jetë manastiri, apo të privuar nga kënaqësitë. “Kur nuk ndjek dietën “Disintoksikuese, ha çfarë dua. Më pëlqen buka, djathi e vera dhe kjo e bën jetën time të këndshme e të pëlqyeshme”.
Një tjetër arsye e formës së saj mund të jetë edhe martesa e saj jetëgjatë (sipas kursit të Hollivudit). Prej vitit 2003 është martuar me këngëtarin e “Coldplay”, Chris Martin. Në lidhje me këtë thotë: “në çdo raport ka ulje-ngritje dhe mendoj se kjo ëhstë normale. Sa herë që kalohet një periudhë e vështirë, është e rëndësishme të zbulosh diçka të re mbi tjetrin. Kështu edhe marrëdhënieja do të bëhet më e mirë. Ne jemi të martuar prej 8 vjetësh dhe kjo na ndodh akoma”, thotë aktorja, e cila rendit në karrierën e saj një sërë rolesh të rëndësishme në filmat “Ema”, “Shekspiri i dashuruar”, etj.











