GSHDNJ: Incidenti në Qafë- Botë, sqarime

Jun 27, 2011 | 21:46
Nga marshimi çam

Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut ka reagur sot lidhur me incidentin e ndodhur dy ditë më parë në pikën kufitare të Qafë-Botës me deputetin e PDIU-së, Dashamir Tahiri. Në ceremoninë përkujtimore për  masakrën ndaj popullsisë çame, Tahiri i  shoqëruar nga disa gazetarë dhe kreu i komunës Markat, fillimisht nuk është lejuar të kalojë në tokën greke, pas shumë debatesh ka kaluar, ndërsa gazetarët dhe kreu i komunës, nuk janë lejuar.

Në një deklaratë për shtyp thuhet se GSHDNJ “duke u nisur nga ky veprim i autoriteteve kufitare greke çmon se këto të fundit kanë kryer veprime të qëllimshme dhe të paligjshme që cënojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë që brenda çdo norme ligjore dhe mbi një dokumentacion mëse të rregullt kërkojnë të lëvizin brenda territorit të shtetit grek.”

GSHDNJ thotë se gjatë monitorimeve që ka bërë ka konstatuar disa raste ku autoritetet greke mbajnë qëndrime diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë.

Pikërisht për këtë, GSHDNJ i bën thirrje Ministrisë së Jashtme të RSH që të kërkojë sqarime nga autoritetet greke për këtë situatë duke mbajtur një qëndrim të unifikuar në mbrojtje të interesave të shtatasve shqiptarë për të garantuar lirinë e lëvizjes në vendet e hapësirës Shengen, si dhe u kërkon autoriteteve greke që të mbajnë përgjegjësi dhe të reagojnë pozitivisht ndaj këtij veprimi në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten situata të ngjashme që do të cënonin mardhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

© Panorama.al

Te lidhura