
Deputetët socialistë vendosën të mos e bllokojnë miratimin e kufizimit të imuniteteve.
Gjiknuri: Kemi krijuar shumë konfuzion me qëndrimet e mbajtura.
Deputetët socialistë vendosën dje të japin votën e tyre pro kufizimit të imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, i mbledhur dje në mesditë, diskutoi rreth qëndrimit që duhet të mbajë rreth imunitetit, pas diskutimit të zhvilluar për ndryshimet kushtetuese të propozuara prej saj. Socialistët vendosën dje që katër anëtarë të Komisionit të Ligjeve të diskutojnë rreth qëndrimit të deritanishëm të PS-së për imunitetin dhe domosdoshmërinë e miratimit dhe të paketës së tyre për reformën në Drejtësi, ku përfshihen dhe ndryshimet kushtetuese.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











