‘Bulqiza’, Grupi i PS: Interpelancë me Berishën

Jul 10, 2012 | 14:44
Selia e PS

TIRANE- Grupi parlamentar i PS-se ka perseritur kerkesen per interpelance me kryeministrin Sali Berisha per zbatimin e marrëveshjeve koncesionare për shfytëzimin e kromit në Bulqizë dhe problemet e shumta që lidhen me këtë çështje.

“Ju kujtojmë se marrëveshja koncesionare është miratuar nga Kuvendi me 2 ligje të posaçme, përkatësisht me ligjin Nr 8590. Dt. 23.03.200 dhe ligjin Nr. 8791, dt. 10.05.2001 dhe si i tillë i nënshtrohet kontrollit të zbatueshmërisë së saj nga Parlamenti”- thuhet ne kerkesen e PS.

Sipas saj, deputetet kujtojnë se kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur asnjëherë në Parlament për të dhënë shpjegime në lidhje me marrëveshjen koncesionare për shfytëzimin e kromit në Bulqizë.

Kjo, edhe pse sipas PS, pse situata është tejet e rënduar si pasojë e shfytëzimit pa asnjë kriter e në kapërcim të çdo caku ligjshmërie me pasoja fatale për humbjen e jetëve të 70 minatorëve dhe gjymtimin e shumë të tjerëve.

© Panorama.al

Te lidhura