Gruaja xheloze akuzon mjekun për bombë në aeroport

Jun 7, 2011 | 11:01

Një bashkëshorte xheloze ka lajmëruar policinë se e dashura e bashkëshortit të saj kishte me vete një bombë dhe do ta përdorte atë në fluturimin nga aeroporti “Heathrow” dhe se ajo kishte ndihmuar në sulmet e 7 korrikut në Britani. Salma Nasir, 42 vjeçe, i tha gënjeshtrat për një grua me emrin Kamil. Nasir, bashkëshorti i së cilës mori “një grua të dytë”, gjë që lejohet me ligjin islamik, ka telefonuar keqdashëse policinë, pasi gjeti biletat për të shoqin dhe Kamilën për në Francë. Duke mos dashur të dalë nga loja, nëna e katër fëmijëve dhe bashkëshorte e mjekut Muhamed Nasir prej 25 vjetësh, tha se kishte marrë një sërë telefonatash anonime që e paralajmëronin për Kamilën dhe përpjekjet e saj për bombë në “Heathrow”.

© Panorama.al

Te lidhura