Përvjetorët janë shumë të rëndësishëm për femrat. Shumica i mbajnë mend gjithnjë datat e ngjarjeve familjare, e kundërta e asaj që ndodh me meshkujt. Këta të fundit duhet ta marrin këtë lajm si paralajmërim, pasi kur bëhet fjalë për ngjarje të mëdha personale për një femër, ndëshkimi i injorimit të tyre mund të jetë fatal. Një grua ka vrarë burrin e saj, vetëm sepse ai i harroi 45-vjetorin e lindjes. Lyalya Tupikova i tha policisë se bashkëshorti i saj, Khalpik, nuk ka kujtuar ditën e saj speciale përpara se të shkonte në punë në mëngjes. Kur ai u kthye sërish në shtëpi, ajo po priste një tufë me lule dhe një dhuratë surprizë, por ai nuk kishte sjellë asgjë. Edhe kur ajo gatoi një darkë me qirinj për dy veta, ai as nuk e mendoi se do të ishte dita e saj e madhe. E gjitha ishte shumë për të dhe papritur gjatë darkës ajo ka kapur thikën e kuzhinës dhe ia ka ngulur atij në zemër. Ngjarja ka ndodhur në një fshat afër Astrakhanit në jug të Rusisë. 50-vjeçari ka rënë në tokë dhe ka vdekur më pas nga hemorragjia e madhe. Tupikova ka pranuar fajësinë e saj dhe tani është në pritje të gjykimit.











