Gruaja e tregtarit: Mbaj mend fytyrën vrasësit, kunati: Pamë krimin live

Aug 26, 2012 | 11:02
(Majtas) Ruzhdi nela duke folur dje per “panorama” (Djathtas) Imazhe te autorit te vrasjes, marre nga kamera e marketit

Yzberisht, autori tha: Mos lëvizni se ju vrava, lekët!

Ruzhdi Nela: Policia gaboi me pistën e pronave, ka prova për emrin e autorit.

Policia shoqëron mbi 20 persona, autori la gjurmë pasi dorezat i kishte të prera te maja e gishtave.

Gruaja e Petrit Kurtit: “Ia mbaj mend fytyrën vrasësit” Po ta shoh autorin, mund ta identifikoj.

Të afërmit e Petrit Kurtit, pronarit të supermarketit që u vra me dy plumba në Yzberisht, pretendojnë se ka prova për gjetjen e autorit të krimit. Ata thonë se ishte gabim nga Policia interpretimi i ngjarjes si vrasje për motive pronësie. Ruzhdi Nela, kunati i viktimës (vëllai i gruas), tregon se ngjarjen e ka parë direkt nga kamerat e sigurisë nga familjarët e tij dhe menjëherë është lajmëruar Policia. Në një interviste për gazetën “Panorama”, Nela shpjegon se autori ka lënë gjurmë gishtash mbi banak, pasi dorezat në duar i kishte gjysmë dhe gishtat i kishte jashtë. Gjithashtu, gjatë përleshjes me viktimën, atij i është grisur edhe bluza dhe një copë e saj ka mbetur në dyqan. Sipas tij, edhe në atë copë mund të ketë gjurmë të viktimës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura