
Padia, pesë muaj pas vetëvrasjes së Klosit më 26 prill në Tiranë.
Jutta Benzenberg, kërkesë për trashëgiminë e publicistit.
Jutta Benzenberg, bashkëshortja e publicistit Ardian Klosi, i vetëvrarë më 26 prill të këtij viti, i drejtohet Gjykatës së Tiranës për trashëgiminë e pasurisë së tij. Gati pesë muaj nga dita kur publicisti ndërroi jetë, pasi u kishte mbijetuar dy tentativave të tjera të mëparshme për vetëvrasje, bashkëshortja e tij ka trokitur në dyert e Gjykatës. Ajo ka bërë kërkesë për çeljen e trashëgimisë ligjore të pasurisë së Ardian Klosit. Kërkesë-padia, ku palë paditëse është shtetasja gjermane Jutta Benzenberg-Klosi, është regjistruar pak ditë më parë në Gjykatën e kryeqytetit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











