Griselda Roshi, Prokuroria: Nuk është pengmarrje

Jun 2, 2011 | 13:41

TIRANE- Prokuroria ka hedhur poshte pisten e rrembimit dhe pengmarrjes se Griselda Roshit, bashkeshortes se kreut te bashkise se Kavajes.

Përmes një njoftimi për shtyp, Prokuroria për Krimet e Rënda ka bërë me dije se pas bashkëpunimit me Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes së denoncuar nga vetë gruaja shtatzënë ka konkluduar se nuk ka elementë që vërtetojnë pistën e rrëmbimit.

“Janë kryer një sërë veprimesh hetimore për ngjarjen, nisur edhe nga sensibiliteti i madh i saj. Në bazë të analziës së deritanishme nuk ka elementë që vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes, cfarë hedh poshtë pistën e marrjes peng dhe marrjen e fëmijës”- thuhet në njoftim.

Ndërkohë po hetohet për motivet e denoncimit të bërë dhe për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Vete gruaja ne denoncimin e saj te djeshem rrefeu se ishte rrembyer me force ne nje makine me xhama te erret, dhunuar dhe detyruar te beje lindje me dhune te femijes se saj, e vetem ne oret e para te mengjesit ishte hedhur ne nje rrugice prane baneses ne Kavaje.

© Panorama.al

Te lidhura