Grinden në shtëpi, djali plagos babanë me pistoletë

Aug 8, 2011 | 12:36

SHKODER – Grindja në familja çon në plagosjen e të atit nga i biri 18-vjeçar. Një debat i nisur në familjen Pepniku, banore e lagjes Partizani në Shkodër, ka precipituar deri në nxjerrjen e armëve të zjarrit. Burime të Policisë së Shkodrës bënë të ditur se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Autori është 18-vjeçari Jozefin Pepniku. Ai qëlloi me armë zjarri në këmbë të atin 44-vjeçar, Sokol Pepniku, pas grindjes sipas policisë, pas një sherri të lindur mes tyre. Policia e Shkodrës bëri të ditur se i riu Pepniku u arrestua menjëherë pasi qëlloi me armë babain e tij. I ati i autorit të ngjarjes mësohet se ka marrë një plagë në këmbën e majtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para të policisë dyshohet se debati mes tyre ka nisur për shkak të sjelljes problematike të të birit të Pepnikut. Megjithatë, hetimet e mëtejshme pritet të japin dhe motivet e sakta të ngjarjes, si dhe të zbardhin mënyrën se si u sigurua arma e zjarrit nga ana e 18-vjeçarit. Ndaj të riut u ngrit akuza e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe ajo e “armëmbajtjes pa leje”. Pak ditë më parë, në një fshat të Lezhës, babai qëlloi për vdekje të birin, pas akuzave të banorëve të zonës se 15-vjeçari ishte autor i një sërë grabitjeve në zonë.           r.d

© Panorama.al

Te lidhura