
UPDATE- Levizja e mjeteve ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices eshte paralizuar dhe shume automjete kane nisur te kthehen mbrapsht. Shkak eshte bere greva e njoftuar 48 oreshe qe ka perfshire shtetin fqinj.
Pas nje takimi qe pala shqiptare ka zhvilluar me ate greke, drejtori i kufirit ne Kapshtice, Ismail Elezi ka keshilluar shmangien e kesaj rruge per te hyre ne token greke.
Sipas Elezit, kalimi do te jete i mundur vetem per kalimtaret, nderkohe qe automjetet qe kane te tjera procedura ne dogane nuk do te lejohen. “Ne greven e nisur ne Greqi jane perfshire edhe punonjesit dhe personeli i doganave, ndaj eshte shkaktuar ky bllokim”- ka thene ai.
Greva ne Greqi
Sipas sindikatave greke, greva eshte totale dhe do te shtrihet ne sherbimet publike, me përfshirjen e mjekëve, shoferëve të auto-ambulancave, gazetarëve dhe raportohet se grevës do t’i bashkohen edhe aktorët e një teatri që paguhet nga shteti.
Me papunësinë tashmë mbi 16 %, sindikatat janë të zemëruara me programin e ri prej 28 miliardë euro që do sigurohen nga shkurtimet buxhetore që po debatohet momentalisht në parlamentin grek. Ky program e ka për qëllim që të vendose taksa në rrogat e vogla.
Pritet që rreth 5 mijë policë të thirren në shërbim, nëpër rrugët e Athinës, që përballen me protestat e paralajmëruara.
© Panorama.al











