Greva e Lufthansa-s anulon 1,200 fluturime

Sep 7, 2012 | 9:04

Stafi i brendshëm i Lufthansa-s ka nisur një grevë 24-orëshe, duke detyruar kompaninë ajrore gjermane të anulojë 1,200 fluturime dje dhe në fundjavë.

Greva prek gjashtë aeroportet kryesore të Gjermanisë, përfshirë Frankfurtin, Berlinin dhe Mynihun.

Sindikata e punëtorëve kërkon rritje për 5 për qund të pagës për ekuipazhin e kabinës dhe siguri për punën. Punëtorët kanë qenë në bisedime me udhëheqjen për 13 muaj të tërë.

© Panorama.al

Te lidhura