Greta shfaqet e transformuar me një hundë të re

Feb 25, 2012 | 14:49

Ka bërë vërtet ndërhyrje kirurgjikale, apo ky është një truk me photoshop? Kjo foto e këngëtares 20-vjeçare, Greta Koçi, që po qarkullon këto ditë në rrjetet e ndryshme sociale, është nga më të diskutuarat mes fansash që ndahen në dy grupe. Ka nga ata që mendojnë se Greta ka zvogëluar hundën, ndërsa të tjerë që thonë se është thjesht një ndryshim që i është bërë fotos me photoshop.  Në foton ku bie në sy tjetërsimi i hundës së saj, Greta shfaqet me pamje të re, ndërsa pozon duke prezantuar me dashje ndërhyrjen e bërë në portret. Nuk dihet ende nëse Greta ka operuar vërtet hundën apo nëse ky është një modifikim kompjuterik. Gjithsesi, për pamjen që shihni në foto, ka pasur komente se nëse e ka bërë operacion hundën, e ka zvogëluar pak si shumë në krahasim me tiparet e tjera të fytyrës dhe se nuk i shkon sa duhet. Pak muaj më parë, Greta u komentua për ndërhyrjen në buzë, edhe pse këngëtarja nuk e ka pohuar asnjëherë këtë fakt mediatikisht.

© Panorama.al

Te lidhura