Autoritetet greke kanë ndërprerë pa asnjë paralajmërim linjën hekurudhore dhe destinacionin e trenave me Maqedoninë.
Kjo është bërë e ditur nga ndërmarrja Hekurudhat e Maqedonisë, që përmes një komunikate janë informuar dje nga autoritetet e hekurudhave greke se transporti hekurudhor ndërshtetëror midis dy vendeve do të jetë i ndërprerë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.
Por, në anën tjetër nuk është dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë vendim të hekurudhave. Linja sezonale Shkup – Selanik – Shkup është e vetmja që është aktive, raporton portali sky. (INA)











