Greqia merr vlerësime pozitive, “Progres mbresëlënës”

Sep 20, 2012 | 12:59

Kreu i ministrave të Financave të eurozonës, Zhan Klod Xhunker, tha se dalja e mundshme e Greqisë nga euroja do të jetë katastrofë për grekët, por do të dobësonte në përgjithësi edhe Europën. Ai shtoi se Greqia ka bërë përmirësime të rëndësishme në aspektin e konkurrencës, duke vënë në dukje faktin se pagat kanë rënë ndjeshëm. Ndërsa kreu i Task-Forcës së Komisionit Europian për Greqinë, Horst Reishenbah, pas takimit me ministrin Kostis Haksidhaqis dhe stafin e ministrisë, u shpreh entuziast nga progresi i arritur në fushën e kompetencave të Ministrisë së Zhvillimit, Konkurrencës, Infrastrukturës, Transportit dhe Rrjeteve. Ai e cilësoi progresin si mbresëlënës.

© Panorama.al

Te lidhura